img

,

19 May 2021

Shkolla suedeze e IT-së që po rritë programerët e rinj!

Beetroot Academy Kosovë

Beetroot Academy është akademi lidere e fushës së IT-së që e ka zhvilluar industrinë e outsourcing në Suedi dhe Ukrainë, duke vendosur kështu standarde të reja të industrisë dhe duke aftësuar dhe krijuar profesionistë  në fushën e IT-së.

Themeluesit e shkollës, suedezët Andreas Flodström dhe Gustav Henman, filluan kompaninë Beetroot në vitin 2012. Përvojën e tyre në fushën e IT-së, vendosën që ta kanalizojnë në diçka që mund të krijojë më shumë ndikim në shoqëri. Kështu, u themelua Beetroot Academy – një iniciativë për të ndihmuar njerëzit që të zhvillojnë karrierën në IT, duke ndihmuar në rritjen ekonomike dhe emancipimin shoqëror.

Misionin e saj e filloi si projekt kërkimor se si të ofrohet mbështetje për njerëzit që duan të fillojnë një karrierë në IT. Nga kjo, lindi ideja për t’u përqendruar në vendet që zakonisht kanë industri më të vogla të IT-së dhe më pak qasje në arsimimin e duhur në këtë fushë. Sot, ajo është e vendosur në 16 qytete, të shtrira në 3 shtete të ndryshme.

Në vitin 2018, përmes ekspertizës suedeze, Beetroot u bë një prej kompanive me rritjen më të madhe në fushën e teknologjisë informative në Ukrainë, duke e shndërruar atë në një nga regjionet më të zhvilluara në sektorin e IT-së. Me mbi 2,500 studentë që i kanë përfunduar këto kurse, 70% prej tyre tanimë janë të punësuar.

Kurrikula e zhvilluar nga profesionistë të fushës, duke pasur në fokus studentin dhe mënyrën më të lehtë të mësimit, ka ndikuar në interesimin e madh të gjeneratave të reja për këtë shkollë dhe kurset që ajo ofron.

Përpilimi i kurrikulës është bërë në atë mënyrë që i përshtatet përgatitjes së studentëve pjesëmarrës për të hyrë në tregun e punës në fushën e IT-së si specialistë të rinj.